Abdixhiku për Enver Malokun: Ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne

Aktuale

Abdixhiku për Enver Malokun: Ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne

Nga: M.L. Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:25
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se bashkë me anëtarë të tjerë të partisë kanë nderuar veprimtarin Enver Maloku në 24 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Enver Maloku ishte mbi të gjitha bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.

Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”, shkruan mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Nderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë - ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.

Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat