Kurti: Paqja në rajon është e paqëndrueshme derisa Serbia nuk kërkon falje

Aktuale

Kurti: Paqja në rajon është e paqëndrueshme derisa Serbia nuk kërkon falje

Më: 12 janar 2023 Në ora: 20:14
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paqja në rajon është përqendrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë konferencës për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve.” - ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se janë të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë.”- deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat