Tahiri: BE-ja le ta kushtëzojë Serbinë

Aktuale

Tahiri: BE-ja le ta kushtëzojë Serbinë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:11
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë për t’i vënë sanksione Serbisë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.

Tahiri thotë se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se do t’ia ndalojë anëtarësin në union, nëse vazhdon të mos e sanksionojë Rusinë.

“Zyrtari i larte amerikan Chollet kerkoi dje nga Serbia te vendose sanksione kunder Rusise. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtezoj Serbine, duke ia bere te qarte se do ta ndal integrimin e Serbise ne BE nese nuk vendos sanksione kunder Rusise. Keto dy politika te qarta amerikane dhe evropiane do ti hapin rruge marreveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkeputur nga Rusia, Serbia do te mbetet problemi i Ballkanit!” , ka shkruar Tahiri.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë javës ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd.

Në Serbi u raportua se Chollet pas takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë ka kërkuar edhe njëherë që të sanksionohet Rusia, që është shtet aleat i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat