Imeri: Shpresoj se të hënën Vitia do na jap një vlerë të përafërt të koeficientit

Aktuale

Imeri: Shpresoj se të hënën Vitia do na jap një vlerë të përafërt të koeficientit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:41
Tevide Imeri

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri ka folur për Ligjin e Pagave ku tha se të hënën do të kenë takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk po marrin informacione rreth vlerës së koeficientit dhe se për këtë punëtorët shëndetësorë janë të frustruar.

“Do ta bisedojmë çështjen e vlerës së koeficientit, për faktin që ne në asnjë mënyrë nuk po marrim informacion rreth vlerës së koeficientit dhe punëtorët janë aq të frustruar, sepse nuk e din që a ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.

Imeri shpreson se të hënën në takim Vitia do t’ia jep një vlerë të përafërt të koeficientit.

“Po shpresoj që të hënën ministri duhet të na jep diçka meqë është pjesë e Qeverisë, sigurisht që e di të na jep një vlerë të përafërt të koeficientit. Ky është shqetësimi kryesor në lidhje me Ligjin e Pagave”, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat