Ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Aktuale

Ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:52
Ambasadorin William Walker

Ambasadorin William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës.

Image
Ambasadorin William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat