Ja deri ku arrin rrena e tyre: Serbi prezantohet si “Shaban Polluzha”, në gjuhën shqipe mbron të akuzuarin për krime lufte

Aktuale

Ja deri ku arrin rrena e tyre: Serbi prezantohet si “Shaban Polluzha”, në gjuhën shqipe mbron të akuzuarin për krime lufte

Nga: M.L. Më: 15 janar 2023 Në ora: 17:02
Foto nga vendngjarja

Publicisti Nexhmedin Spahiu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar një video ku një qytetar serb para gazetarëve në Serbi mbron një të akuzuar për krime lufte duke u prezantuar si “Shaban Polluzha”.

Për më tepër, personi flet në gjuhën shqipe duke thënë se Trajkoviç është i pafajshëm.

Në fund gazetarët e pyesin për emrin dhe ai thotë se quhet "Shaban Polluzha".

“Shihni propagandën e mediave serbe.

Një qytetar serb flet shqip e mbron të akuzuarin për krime lufte, Sladjan Trajković duke u prezantuar rrejshëm me emrin Shaban Polluzha”, shkruan Spahiu në prezantimin ne videos të cilën mund ta shihni më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat