“Imamët djallëzorë që janë agjentë të shërbimeve sekrete serbe-ruse”/ Deklarata shokuese e analistit!

Aktuale

“Imamët djallëzorë që janë agjentë të shërbimeve sekrete serbe-ruse”/ Deklarata shokuese e analistit!

Nga: M.Haziri Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:21
Hoxhallarët në Kosovë, publikuar nga Lirim Gashi

Kohët e fundit një nga temat që po arrin të sjellë debat është inkuadrimi i të rinjëve në fenë muslimane.

E në lidhje me këtë masivitet të të rinjëve ka folur analisti Lirim Gashi.

Sipas Gashit është rrëqethëse se sit ë rinjëve iu është larë truri me sapun, përcjell “Bota sot”.

“Imamët djallëzorë që në fakt janë agjentë të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe janë në gjendje të mbjellin në nënvetëdijen e tyre marrëzi të pashembullta në formë hipnoze, që i bëjë ata të fiksohen pas doktrinave fetare speculative”, shkruan tutje analisti.

Ai më tej thotë që fajtorët kryesorë janë politikanët tanë të shitur dhe të dhunshëm që shkaktuan mjerim ekonomik dhe gjenocid kulturor-arsimor.

Postimi i plotë

Rrëqethëm nga tronditja kur shoh se sa të rinjve shqiptarë u është larë truri me sapun.

Bëhet fjalë për të rinj që flasin disa gjuhë dhe që punojnë në kompani të ndryshme gjermane, ku i plotësojnë të gjitha kriteret jo vetëm për të qenë evropianë të suksesshëm, por edhe imun ndaj çdo marrëzie.

Megjithatë, imamët djallëzorë që në fakt janë agjentë të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe janë në gjendje të mbjellin në nënvetëdijen e tyre marrëzi të pashembullta në formë hipnoze, që i bëjë ata të fiksohen pas doktrinave fetare spekulative, ekstremiste, vehabiste dhe selefiste si dikur Shtrigat pas Magjisë së Zezë. .

Vazhdoj të pyes veten deri kur qeveria jonë do ta tolerojë këtë degradim të rrugës evropiane dhe më pas të çuditet pse disa shtete që na kanë qëndruar besnike për një kohë të gjatë po luhaten.

Ja pse :

Sepse ata mes terroristëve origjinal dhe patriotik serbë dhe atyre falso dhe tradhtarë shqiptarë, si duket më shumë besim kanë në të parët.

Dorën në zemër, si mund të na besojnë neve, nëse ne tradhtojmë dhe shesim origjinën, historinë, kulturën dhe identitetin tonë me lehtësi të paparë ?..

Më thuani ju lutem, a jemi bërë kaq budallenj dhe indiferentë sa histori të tilla nuk na bëjnë më përshtypje, apo jemi pajtuar me fatin tonë të zi?

Serbët, turqit, arabët dhe grekët nuk janë realisht fajtorë për gjendjen tonë.

Ne paguajmë faturat nga serbët që flasin shqip. Në mesin e këtyre imamëve janë disa me origjinë serbe, çerkeze, turke dhe afgane.

Nëse nuk e dini se çfarë po ndodh në vendin tonë para syve tanë, dilni të premteve pranë një xhamie dhe shikoni sa e gjatë është radha e të rinjve tanë që mezi presin të gjunjëzohen para Shefqet shejtanit të cilin e konsiderojnë si deputet dhe lajmëtar të Allahut në tokë.

Por fajtorët kryesorë janë politikanët tanë të shitur dhe të dhunshëm që shkaktuan mjerim ekonomik dhe gjenocid kulturor-arsimor, sepse në këtë menyrë u mundësuan mbjellësve dhe përhapësve të doktrinave të tilla primitive e të dhunshme të shkëlqejnë në veprën e tyre të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat