PSD-ja e vendos Berishajn në kartëmonedhë 500 eurosh

Aktuale

PSD-ja e vendos Berishajn në kartëmonedhë 500 eurosh

Më: 16 janar 2023 Në ora: 14:27
Aksioni i PSD

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt.

Ata para Ministrisë së Punëve të jashtme kanë ndërruara flamurët duke vendosur kartëmonedhë me 500 euro me fytyrën e ambasadorit Martin Berishaj.

Nol Nushi, sekretar organizativ i PSD-së, tha se kurrë në historinë e Kosovë nuk ka ndodhur që të ketë një ambasador të akuzuar për një varg shkeljesh e keqpërdorimesh.

Nushi tha se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt

Ai shtoi se mos shkarkimi i tij, hedh dyshimet se në këtë skandal mund të jetë të përfshirë edhe krerët e shtetit nga presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Nushi pohoi se nuk do të ndalin aksionet deri në shkrimin e Berishajt.

“Është ministri që e ka kapur flamurin e mbrojtjes së Martin Berishajt. Kjo ministri nuk e përfaqëson më Kosovë. Të gjithë janë shndërruar në mbrojtje të tij. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur kjo. Ai e ka kryer Filozofinë, por po del se është një person që merret me shtijën e energjisë. Ka tërhequr mjete kesh në Kosovë, e nuk ka edhe bizneset e regjistruara”.

“Mbrojtja e pakusht që po i bëhet atij është e pakuptueshme. Prokuroria me shumë gjasë tashmë ka ngritur kallëzim penal, ende e pakonfirmuar. Fshehja e biznesit ka ndodhur, moshkakrimi i tij, neve na bënë që këtu shiriti i shkelej mbërrin deri te presidenca, kryeministri Kurti deri te Gërvalla. Nuk do t’i lëmë rehat institucionet deri në shkrimin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat