Ministria e Jashtme sllovene: Fajon i siguroi liderët e Kosovës për mbështetjen në rrugën evropiane

Aktuale

Ministria e Jashtme sllovene: Fajon i siguroi liderët e Kosovës për mbështetjen në rrugën evropiane

Më: 16 janar 2023 Në ora: 15:54
Tanja Fajon dhe Albin Kurti

Zv/kryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon është duke qëndruar në Kosovë.

Në lidhje me këtë nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë kanë dhënë detaje nga takimet që Fajon pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në një postim të kësaj ministrie thuhet se “Ajo i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”.

Fajon është takuar gjithashtu edhe me homologen kosovare, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat