​Konjufca takon kryediplomaten Fajon, vlerësohen marrëdhëniet tradicionalisht të mira dypalëshe

Aktuale

​Konjufca takon kryediplomaten Fajon, vlerësohen marrëdhëniet tradicionalisht të mira dypalëshe

Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:21
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputeti Enver Dugolli, ambasadori Valdet Sadiku dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e kosovës ka njoftur se në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe fuqizimin e mëtejmë të partneritetit të ndërsjellë, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, agjendën evropiane dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

“Kryetari Konjufca e falënderoi kryediplomaten Fajon për përkrahjen gjatë kohës si eurodeputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, si dhe për mbështetjen koherente në rrafshin politik dhe atë ekonomik të Sllovenisë ndaj shtetit tonë. Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, theksoi se Sllovenia mike është partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha dhe projekte me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Kryediplomatja Fajon, e cila shoqërohej nga delegacioni slloven dhe ambasadorja Minca Benedejčič, i vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira dypalëshe, të cilat datojnë prej kohësh, dhe rikonfirmoi mbështetjen pa rezervë të Sllovenisë si shtet i Bashkimit Evropian për proceset e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhete e ditur se në takim është diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa kryetari Konjufca ritheksoi qëndrimin për marrëveshje të normalizimit të plotë të raporteve të ndërsjella me njohjen reciproke në qendër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat