Gafa e ambasadorit të Kosovës në Francë, ngatërron Parlamentin Evropian me Asamblenë Parlamentare të KiE

Aktuale

Gafa e ambasadorit të Kosovës në Francë, ngatërron Parlamentin Evropian me Asamblenë Parlamentare të KiE

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:27
Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi ka ngatërruar Parlamentin Evropian me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Diplomati kosovar këtë e ka bërë derisa ka njoftuar në Twitter se është takuar me deputeten franceze, Stephanie Kocher, me të cilën kanë diskutuar rreth aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Në njoftimin për këtë takim, ai e ka paraqitur politikanen franceze si “deputete të Parlamentit Evropian”, dhe jo në pozitën adekuate që ajo mban, si përfaqësuese e Francës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Takim konstruktiv me deputeten e Parlamentit Evropian, Stephanie Koche. Është e domosdoshme që aplikimi për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës  do të ketë një përcjellje të shpejtë pozitive”, shkroi ai.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian janë dy institucione krejt të ndryshme.

Parlamenti Evropian është organi ligjvënës i BE-së, ndërkaq, Asambleja Parlamentare është një nga dy organet kryesore statutore të Këshillit të Evropës.

Mehdi Halimi u emërua ambasador pas vendimit të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, në maj të viti të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat