Korenica: Ivanoviq ishte kriminel, pikë

Aktuale

Korenica: Ivanoviq ishte kriminel, pikë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 16:07
Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, sot ka deklaruar se politikanit serb, Oliver Ivanoviq ka qenë kriminel.

Korenica ka potencuar se dënimi jo meritor ndaj Ivanoviqit për 9 vjet nga EULEX-i, sipas tij, ka dëshmuar për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve.

Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vuçiqit dhe për këtë e eliminoi.”, ka shkruar Korenica në Facebook.

Më 16 janar, në veri është shënuar 5-vjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ndryshe, ish-lideri i Iniciativës Qytetare ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat