Deputetja e AAK-së: Qytetarët po na kërkojnë Trustin, ne do ta votojmë nesër

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Qytetarët po na kërkojnë Trustin, ne do ta votojmë nesër

Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:31
Time Kadriaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është pro votimit të Projektligjit për Trustin.

Nga kjo parti thonë se të enjten vota e tyre do të jetë pro Trustit.

Deputetja Time Kadriaj tha se do të jenë prezentë në seancën e nesërme.

 “Ne po besojmë që do të jemi prezent, po tani s’mundem me të garantu, por zakonisht jemi prezent. Ne do ta përkrahim. Po ne jemi për më votu, ne kemi votu edhe në iniciativën e kaluar”, tha ajo.

Përveç që do ta votojnë, Kadriaj tha se do të lobojnë edhe tek të tjerët.

“Ne deputetët e aleancës i kemi përkrahur, por do të lobojmë edhe tek të tjerët nëse kemi mundësi që të aprovohet sepse përveç që është një temë aktuale se kudo që shkojmë ose me pi kafe, është kërkesë e qytetarëve që na ndalin dhe kërkojnë që ta përkrahim Trustin”, tha ajo.

PDK përmes deputetit Bekim Haxhiu, kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Projektligji nuk mori votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në qershor.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat