​Kujtim Shala jep detaje për atentatin ndaj Lumir Abdixhikut: Bëhet fjalë për dy organizata

Aktuale

​Kujtim Shala jep detaje për atentatin ndaj Lumir Abdixhikut: Bëhet fjalë për dy organizata

Më: 18 janar 2023 Në ora: 21:06
Kujtim Shala

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala e ka konfirmuar planifikimin e një atentati ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku dhe paktën, siç ka thënë ai, tre deputetëve të tjerë të partisë.

Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për attentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

Ai ka thënë se ky atentat që po planifikohej ka të bëj me atak politik ndaj LDK-së si kundërshtar.

Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet I kemi marrë sot. S’ka të bëj me një aktivitet konkret, por ka të bëj të bëj me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politik dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala për RTV Dukagjinin.

Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike.

“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.

Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata, njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës dhe ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si është identifikuar ky grup njerëzish, ende i panjohur.

Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive intelegjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strutkurar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, motivet janë politke.

Nga informacionet që kemi marrë ne dhe që bazohen në përgjimet për të cilat po flas unë, motivi është pastërtisht politik.  Ne sot kemi njoftuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të rendit dhe miqtë tanë dhe institucionet ndërkombëtare. Ne informacionet i kemi marrë në një burim nga një agjenci inteligjente evropiane”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Shala ka konfirmuar se emri i tij nuk gjendet në këtë listë.

“Jo emri im nuk ka qenë. Nga ajo që e di unë, jo. Ka qenë emri i Abdixhikut dhe tre deputetëve të tjerë të LDK-së”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat