Ky është deputeti i LDK-së që denoncoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

Aktuale

Ky është deputeti i LDK-së që denoncoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:15
LDK

Pak më parë në media është raportuar  se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, e ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

Gazeta ka mësuar se deputeti i cili ka raportuar rastin është Armend Zemaj.

“Njëri nga deputetet, i cili është cak i atentatit të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, tha burimi.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me deputetin Zemaj, por ai deri me tani nuk është përgjigjur.

Ndërsa deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shala ka shtuar se motivi i këtij atentati është politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat