Të dyshuarit pjesë e organizatave? – përgjigjet Zemaj

Aktuale

Të dyshuarit pjesë e organizatave? – përgjigjet Zemaj

Më: 18 janar 2023 Në ora: 23:27
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për planifikimin e atentatit ndaj kryetarit të LDK’së dhe deputetëve të saj.

Zemaj tha se të gjitha informacionet janë të dërguara në polici.

“Krejt qka kemi pranu janë në Policinë e Kosovës. Informacione të bazura, së pari te hetuesija përendimore e atëherë edhe tek Policia e Kosovës.

Ai tha se nuk e dinë se kush janë të dyshuarit dhe as se a jetojnë në Kosovë ata.

“Jo, nuk dimë më shumë. Kurdo qe dijmë do ti ndajmë me mediat”.

Zemaj u pyet se të dyshuarit persona apo një organizatë.

“Duket që ka diqka të tillë, njerëz të frustrum, njerëz të ndikun, që kanë urrejtje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat