Zemaj për tentim atentatin: Me ditë që janë të VV-së, i shkoj te dera Albin Kurtit

Aktuale

Zemaj për tentim atentatin: Me ditë që janë të VV-së, i shkoj te dera Albin Kurtit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 23:46
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj teksa ka komentuar tentim atentatin ndaj tij dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së, ka thënë se janë në pritje të verifikimeve nga organet e sigurisë së Kosovës.

Zemaj madje, ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.

“Kemi pranuar informacion, të bazuar. Por, informacioni së pari është përcjell në organet hetimore, pastaj te Policia e Kosovës. Nuk di më shumë për besë. Për mua dukej fatkeqësisht normale, duke u nisur prej asaj cfarë kemi kaluar si familje. Te shohim cfarë po prodhon e nesërmja. Potencailisht si ideologji mund të jenë të ndërlidhur me VV-në.

Me ditë që janë në VV i shkoj te dera kryetarit të VV-së ose të asaj partie, se kam dert atë punë. Nëse ata munden me pas ndikim. Te shohim cfarë po thonë policia dhe partnerët tjerë që kanë informacione. Është tepër e ultë me bisedu, dhe më e poshtër me dëgju që një shqiptar e dëshiron eleminimin”, tha tutje Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat