Familja Imeri befason me deklaratën, pasi Kurti përkujtoi Ivanoviqin

Aktuale

Familja Imeri befason me deklaratën, pasi Kurti përkujtoi Ivanoviqin

Nga: A.Zh Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:45
Haki Imeri, Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për kritikat që po i bëhen kryeministrit Albin Kurti, pas përkujtimit që bëri për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq.

Kjo familje ka thënë se Kurti nuk e ka shfaqjësuar Ivanoviqin nga krimet e tij, por e ka përdorur si instrument për ta goditur presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Teksa ka kritikuar opozitarët për sulme “të ulëta dhe të padrejta” ndaj Kurtit, familja Imeri ka kërkuar sqarime nga ta se si janë pasuruar.

Reagimi i plotë i familjes Imeri, në Facebook:

Kryeministri Kurti nuk e shfajësoi Oliver Ivanoviqin nga e kaluara e tij kriminale, kryeministri Kurti përdori Oliver Ivanoviqin si instrument për ta goditur presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sulmet e mediave nëntokësore dhe frontit të përbashkët të odave opozitare ndaj kryeministrit Kurti janë të padrejta dhe të ulta në këtë aspekt.

Opozitarët e lodhur nuk mund të përballen me kryeministrin Kurti në asnjë aspekt, me fjalë të tjera ata nuk kanë besueshmëri për asgjë.

Së pari duhet të rrëfejnë të vërtetën se si janë pasuruar e për ato gjërat më të rënda na tregon Gjykata Speciale me vonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat