Konjufca: Ivanoviq ka qenë kriminel, pa kurrfarë ndryshimi

Aktuale

Konjufca: Ivanoviq ka qenë kriminel, pa kurrfarë ndryshimi

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:17
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me kryeministrin Kurti për rastin ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, por që e quan kriminel.

Konjufca ka thënë se i njëjti ka qenë i dënuar dhe i kualifikuar në kategorinë e kriminelit.

Jam i mendimit të njëjtë me kryeministrin. Ai që ka qenë gjithmonë, asgjë nuk mund ta ndryshojë biografinë që e ka pasur politike.

Përgjegjësia e tij në të gjitha ato dëme që i ka shkaktuar popullit tonë është evidente dhe për atë është dënuar ai. Ai është dënuar dhe kualifikuar me kategorinë e kriminelit, ky është edhe mendimi jonë. Kriminel pa kurrfarë ndryshimi”,
tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat