Dehari për Trustin: Qytetarët kanë nevojë për këto të holla – s’e di se sa do t’ua zgjidhin krizën

Aktuale

Dehari për Trustin: Qytetarët kanë nevojë për këto të holla – s’e di se sa do t’ua zgjidhin krizën

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:43
Avni Dehari

Në vazhdën e diskutimeve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti pensional, në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari.

Ai tha se qytetarët kanë shumë nevojë për të hollat e Trustit, por sipas tij nuk dihet nëse kjo do ta zgjidhte krizën.

Deputeti i LVV-së, nuk bëri të ditur se si do të votoj, pro apo kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

“Jeni në një kohë të madhe krize, keni shumë nevojë për këto të holla të trustit, kurrë nuk keni pasur më shumë nevojë se sa tash. Se sa ua zgjidhin krizën nuk e di, mirëpo një gjë mund të ju siguroj, kur t’i bëni 65 vjet nuk do të keni nevojë për këto të holla sepse ju mjaftojnë vitet e pleqërisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat