Zyba: “Kamishi” s’ka qenë serioz në procedurën për Trustin

Aktuale

Zyba: “Kamishi” s’ka qenë serioz në procedurën për Trustin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:58
Salih Zyba

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur për mosvotimin e Projektligjit për tërheqjen e 30% të mejteve fianciare nga Trusti sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se personat në iniciativa të tilla nuk janë serioz në qasje.

Zyba ka thënë se nuk kanë qenë personat adekuat në inicativën për Trustin.

“Nevojat e qytetarëve mundemi t’i përshkruajmë, kërkesat, dëshirat dhe shërbimet e këtij Trusti mundemi t’i diskutojmë sot, por personat në iniciativa të tilla për mua e kanë një pasqyre të largët të atyre personave dhe nuk janë serioz në qasje. Me qasjen jo serioze dhe me lojën që është përdorur nga këta politikanë, të cilët për mua nuk janë as vet serioz, as natyrë as në jetë, por në kërkesën në emër të kompensimit dhe të kthimit të parasë së qytetarëve nuk janë personat adekuatë”, ka deklaruar ai.

Ai akuzoi deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun, duke thënë se nuk ka qenë serioz në procedurën për Trustin, por sipas tij, përpjekja e “Kamishit” ka qenë të krijojë përçarje ndaj Qeverisë.

“Personi në fjalë që e ka prezantu në emër të një grupi të interesit në këtë rast “Kamishi” ai për mua nuk ka qenë as serioz në procedurë. Përveç se nuk e ka shqyrtu mënyrën dhe anën shkencore dhe profesionale nga ekspertët, është përpjekja e tij që të krijojë përçarje ndaj Qeverisë, por jo të ketë qëllimin dhe arsyetimin”, ka përfunduar Zyba.

Sot me 42 vota për, 55 kundër nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për Trustin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat