​Totaj: Gjykata e Apelit ka zgjidhur mbi 17 mijë lëndë gjatë vitit të kaluar

Aktuale

​Totaj: Gjykata e Apelit ka zgjidhur mbi 17 mijë lëndë gjatë vitit të kaluar

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:34
Valon Totaj

Gjykata e Apelit ka zgjidhur mbi 17 lëndë gjatë vitit të kaluar, ka thënë kryetari i kësaj gjykate, Valon Totaj. Ai ka deklaruar në Apel vazhdojnë të mbesin ne punë edhe 15 mijë e 382 lëndë derisa ka bërë të ditur se 1292 të tjera janë bartur në Gjykatën Komerciale.

Dorëheqjet e gjyqtarëve nga komuniteti serb në veri të vendit është një prej sfidave që ka përmendur Totaj, për çka ka thënë se puna e tyre tani zëvendësohet nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.

“Sfidë tjetër na ka ndodhur pezullimi i punës së gjyqtarëve për shkak të dorëheqjes së dhënë nga gjyqtarët e komunitetit serb, të cilët janë në një pozitë që kanë dhënë dorëheqje por dorëheqjet e tyre ende nuk janë aprovuar. Konform kësaj gjendje, të njëjtit janë paraparë në planin e punës së gjykatës por që nuk janë të përfshirë nëpër kolegje gjykuese, puna e tyre tani zëvendësohet komplet nga gjykata e Apelit në Prishtinë për shkak të këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, deri në një vendim tjetër ose rrethanë tjetër në raport me ta. Deri në një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në raport me situatën e krijuar, lëndët e divizionit të apelit në Mitrovicë trajnohen nga kolegjet e rregullta sipas planit të punës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sfidë tjetër sipas tij është edhe lëvizja e gjyqtarëve në Gjykatën Komerciale dhe avancimi i bashkëpunëtorëve profesional në pozitën e gjyqtarit.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti pritet të fillojnë punën pesë gjyqtarë të rinj dhe katër bashkëpunëtorë profesional.

“Gjatë vitit 2022 Gjykata e Apelit i ka zgjuar gjithsej 17 mijë e 363 lëndë apo 1276 lëndë më shumë se në vitin 2021, me një shkallë të efikasitetit prej 92% marrë për bazë raporti ne lëndëve të ardhura dhe të përfunduara. Ky sukses është arritur për shkak të angazhimit maksimal të të gjithë gjyqtarëve, mbështetjes së madhe nga stafi administrativ i gjykatës s dhe falë një organizimi më të mirë të punës. Kujtojmë se në vitin 2022 kemi nisur me 15 mijë e 64 lëndë të pazgjidhura, pra të bartura nga viti i kaluara, ndërsa gjatë tërë vitit kemi pranuar edhe 18 mijë e 973 lëndë të tjera që i bie që gjatë viti i kemi pasur në punë gjithsej 34 mijë e 37 lëndë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në divizionin civil janë edhe 20 lëndë të pazgjidhura që prej vitit 2018 për të cilat pret që të përfundohen brenda disa javësh.

Totaj ka bërë të ditur se janë 844 lëndë të pazgjidhura të vitit 2019 ndërsa 2338 të vitit 2020.

Sipas tij, këto lëndë dhe ato të vitit 2021 do të përfundohen brenda këtij viti.

Ai ka thënë se synojnë që asnjë lënde e natyrës civile të mos pres më shumë se dy vjet për zgjidhur.

“Me themelimin e Gjykatës Komerciale 1292 lëndë janë bartur në këtë gjykatë e cila tani është komptente për t’i gjykuar ato, përkundër kësaj në gjykatën apelit vazhdojnë të mbesin në punë edhe 15 mijë e 382 lëndë. Prej gjithë këtyre lëndëve më së shumti janë kryer në divizionin civil të departamentit të përgjithshëm, janë kryer 8 mijë e 117 lëndë që është numri më i madh i lëndëve ndonjëherë të përfunduara në historinë e Gjykatës së Apelit. Po ashtu nga ky divizion që është edhe numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura, përkatësisht kanë mbetur pa zgjidhur edhe 13 mijë e 706 lëndë. Ndërsa sa i përket departamenteve të tjera jemi shumë mirë dhe lëndët në këto departamente zgjidhen brenda një afati shumë optimal".

Ndërsa për departamentin për të mitur, Totaj ka thënë se ka rritje të lëndëve të pranuara në Gjykatën e Apelit.

“Në departamentin për të mitur kemi rritje të lëndëve të pranuara në Gjykatën e apelit këtë vit, ku krahasuar me vitin paraprak kemi pranuar rreth 50 lëndë më shumë, gjithashtu edhe numri i lëndëve të zgjidhua është m i madh se në vitin 2021, pra vitin 2022 e kemi nisur me nëntë lëndë të trashëguara, i kemi pranuar edhe 162 lëndë, janë zgjidhur 131 lëndë me të mitur, dhe në punë kanë mbetur edhe 40 lëndë”, ka thënë Totaj.

Ndërsa sa i përket lëndëve kundër korrupsionit, ai ka thënë se vitin e kaluar e kanë filluar me tetë lëndë të pazgjidhura, kanë pranuar 75 të tjera ku 64 prej tyre janë zgjidhur ndërsa vazhdojnë të mesin edhe 19 lëndë.

E për lëndët e krimit të organizuar, Totaj ka thënë se në vitin 2022 kanë trasuar vetëm një lëndë ndërsa gjatë vitit i kanë pranuar dhjetë të tilla që sipas tij janë tashmë të zgjidhura.

Për lëndët e natyrës urgjente si dhuna në familje dhe urdhërmbrojtja, Totaj ka thënë se kanë pranuar 180 lëndë prej të cilave 160 janë zgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat