Familja e veprimtarit të vrarë i reagon ashpër LDK-së, pas lajmit për atentatin: Kërkim falje dhe dorëheqje!

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë i reagon ashpër LDK-së, pas lajmit për atentatin: Kërkim falje dhe dorëheqje!

Nga: Bota sot Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:26
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar lidhur me paralajmërimet për atentat ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të tjerë.

Në një postim në Facebook, kjo familje e ka quajtur “sajesë” dhe “(dez)informatë” lajmin, duke akuzuar opozitarët se po duan të vijnë në pushtet.

Familja Imeri ka kërkuar nga LDK-ja që të dal me një sqarim, të kërkojë falje për këtë gjë dhe të ketë dorëheqje në parti.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Me dezinformatën dhe zhurmën mediatike për kanosje jetërash të politikanëve opozitarë, në njëfarë masë është vënë në ankth gjithë shoqëria kosovare, kur dihet se vrasjet politike kanë një histori dhe janë plagë e rëndë për Kosovën e pas luftës.

Nuk kalojnë gënjeshtrat, nuk kalojnë dezinformatat më.

Lufta politike bëhet me kocepte, platforma që nxisin zhvillim ekonomik kulturor dhe jo dezinformata.

Pra sipas mediave po lexojmë se njëri nga të apostrofuarit e këtij narracioni të shpifur paska qenë në një farë forme burimi edhe hartuesi i (dez)informatës në bashkëpunim me 'shukria pressin' ..

Pra qe n'duar të kujt ka mbetur partia e Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit.

'Shukriapress' lansoi këtë (dez)informatë, madje duke e quajtur edhe informatë që rrodhi nga 'përgjimet' e inteligjencës gjermane ..

Në këtë rast u shpërdorua, besimi qytetar ndaj LDK-së, u shpërdorua LDK-ja brutalisht, qëllimi i gjithë kësaj zhurme ishte sulmi ndaj kryeministrit Kurti.

Terrorizimi që i është bërë opinionit publik me këtë sajesë dezinformative nga ana e 'shukrie pressit (dhe zëdhënësit të saj, deputet i LDK-së) është i pamoralshëm.

-Shqetësues për faktin, sepse qe çka janë në gjendje të bëjnë për të ardhë në pushtet opozitarët e mjerë.

Kërkim falja ndaj qytetarit është e domosdoshme, dorëheqja akt moral, e cila i duhet LDK-së për shumë arsye.

Kjo fushatë dezinformative ashiqare e paraqet gjendjen në të cilën ka rënë LDK-ja dhe opozita në tërësi.

Pjesë e këtij kori të thashethemeve që 'tronditen' shoqërinë kosovare, u bënë edhe defatoret mediatike, të cilat i vërsulen padrejtësisht kryeministrit edhe pse ai frymon, edhe pse ai flen.

LDK-ja do të duhej të dilte me një sqarim, kërkim falje, sepse i ka dëmtuar raportet me Gjermaninë si parti duke i përfolur shërbimet e inteligjencës gjermane, për rrjedhje të 'përgjimeve'. Kjo përfolje e rreme është ngacmim kriminal.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, asgjë serioze në këto të gjetura nuk kishte… Shukria Pressi dhe deputeti i LDK-së ishin burim (dez)informacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat