“Kujt po i kahet nana këtu?”/ Liri Loshi: Albin Kurti duhet ta bëj këtë, nëse e kërkon votën prapë!

Aktuale

“Kujt po i kahet nana këtu?”/ Liri Loshi: Albin Kurti duhet ta bëj këtë, nëse e kërkon votën prapë!

Nga: N. Sh. Më: 20 janar 2023 Në ora: 17:48
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Publicisti Liri Loshi ka reaguar pas vërshimeve në Kosovë.

Ai në reagimin e tij flet për prerjen e pyjeve dhe nxjerrjen e zhavorit që ka ndodhur që nga pas lufta në shtretërit e lumenjve.

Loshi tutje thotë se, nga kjo që ka ndodhur prej “hajnave të Kosovës, populli po i vuan pasojat”.

Ai kërkon nga Qeveria që të ndihmojë në saminim e gjendjes emergjente, pastaj kërkon që të pyëllzohen pyjet e zhveshura dhe të mos nxjerrët zhavori nga shtretërit e lumenjve.

Tutje Loshi shton se, kryeminsitri Albin Kurti ka premtuar që të bëj shtetin ligjor, teksa pohon se Kurti duhej ta bëjë këtë nëse ai e kërkon votën prapë.

Postimi i plotë:

A ka ndodhë prerja ilegale e pyjeve me vite e dekada? Po, ka ndodhë.

A ka ndodhë eksploatimi i egër i zhavorit nga shtretërit e lumenjve? Po ka ndodhë. Kush e ka bërë këtë? Hajnat t’u Kosovës? Tash kush i vuan pasojat? Qytetarët t’u Kosovës. Po ku i merr paret qeveria për ta sanuar gjendjen? Nga xhepi i qytetarëve t’u Kosovës. Kujt po i kahet nana këtu? Qytetarëve t‘u Kosovës.

Çka duhet me ba tash? Qeveria duhet me ndihmu sanimin e gjendjes emergjente. E pastaj? Duhet me u pyllëzu malet e zhveshura, me i lanë drunjtë me u rritë dhe mos me u nxjerr zhavori nga shtretërit e lumenjve. A e bëjnë këtë kosovarët? E bëjnë kur ka shtet ligjor, ndryshe jo. Deri tash nuk ka pasur. Tash a ka? Më thoni ju mua se unë jam larg.

Nëse Albin Kurti nuk bën shtet ligjor, atëherë s’ka bërë asgjë. Ai ka premtuar për “jobs and justice”. Për jobs po shihet se s’ka bërë asgjë! Le t’shpresojmë se për “justice” bën diçka! Nëse don me e kërku prapë votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat