Haradinaj: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

Aktuale

Haradinaj: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:46
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ që të hap zyrë ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.

Sipas saj, MPJ nuk ka strategji lobimi “për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”.

Haradinaj-Stublla, vlerëson se duhet të fillojnë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë).

Reagimi i saj i plotë:

Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.

Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë), sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi.

Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat