Peci “godet” ashpër: Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Aktuale

Peci “godet” ashpër: Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Nga: M.H. Më: 22 janar 2023 Në ora: 21:51
Faton Peci

Ditëve të fundit një nga temat më kreysore është punësimi i Venerë Çerkinit, vajzës së tezes së Presidentes, Vjosa Osmani.

E për këtë ngjarje ka reaguar koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli.

Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë pozitë Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.

E Ismajlit i është kundërpërgjigjur ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci përmes një postimi në Facebook tha që e i kanë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore.

“Marrja rri e i zoti nuk e le! Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia. Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!" - ka shkruar ai.

Gjithashtu Peci thekson që kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit.

Postimi i plotë

Marrja rri e i zoti nuk e le!

Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia.

Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!

Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në.

Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kani menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht.

Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Po patët dëshirë, do t'ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe.

Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën.

Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat