Ramush Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe Isa Boletinin

Aktuale

Ramush Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe Isa Boletinin

Më: 23 janar 2023 Në ora: 09:43
Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj, ka kujtuar Lidhjen e Pejës dhe heroin kombëtar Isa Boletinin.

Sipas tij, Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit.

“23 janari na kujton Lidhjen e Pejës, e cila është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës”.

“Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët janë patriotë, të aftë që të dalin përtej interesave dhe inateve personale kur është në pyetje interesi i Atdheut.

Po ashtu, 23 janari na kujton heroin kombëtar Isa Boletini, cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut, besnikërinë dhe dashurinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët ‘Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia’”.

Tutje, Haradinaj vlerëson se mbrojtësi i pavarësisë e komandant çetash, Isa Boletini nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun.

“Sot, në 107 vjetorin e rënies së tij, jeta e vepra e tij janë më madhështore se asnjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat