Milazim Krasniqi paralajmëron: Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur

Aktuale

Milazim Krasniqi paralajmëron: Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:38
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për dialogun e lehtësuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më anë të një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se njohje de jure nga Serbia nuk do të ketë.

“Politikanët tanë dhe të gjithë ne shqiptarët duhet ta kemi të qartë një gjë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Mund të arrijë në pikën e ndonjë marrëveshjeje të tipit modus vivendi, si kompromis për të marrë fonde e për anëtarësim në BE, por njohje të plotë nuk do të ketë kurrë, deri sa është kjo Serbi, e mbështetur në historinë e saj mesjetare dhe mitologjinë e formuar rreth saj, e mëkuar nga romantizmi imperialist dhe nga fashizmi serbomadh”, ka shkruar Krasniqi.

Me tutje, ai shkruan për rrezikun nga nacionalizmi serb, duke ofruar edhe zgjidhjen për këtë.

“Prandaj, nëse duam ta përballojmë rrezikun e radhës prej saj, duhet t’i forcojmë dy shtetet tona, Kosovën e Shqipërinë dhe kombin tonë dhe t’i cimetojmë aleancat tona atlantike. Pra, ata që i kanë ende, duhet t’i braktisin iluzionet se një ditë Serbia do të na bëhet një shtet mik dhe paqesor. Kjo thjesht nuk do të ndodhë, sepse Serbia është peng i një narracioni të pakorrigjueshëm, të shndërruar jo vetëm në mit e ideologji, po edhe në pjesë të fuqishme të doktrinës religjioze. Merrni vesh, o njerëz”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat