U raportua se ambasada amerikane do të organizojë më 31 janar diskutim për Asociacionin, deklarohet Haziri

Aktuale

U raportua se ambasada amerikane do të organizojë më 31 janar diskutim për Asociacionin, deklarohet Haziri

Më: 24 janar 2023 Në ora: 00:48
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se nuk e ka parë ftesën e ambasadës amerikane në Kosovë për një diskutim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.   

Nëpër mediat kosovare është raportuar se më 31 janar ambasada amerikane në Kosovë do të organizojë diskutim me zyrtarë qeveritare, politikanë opozitarë e pjesëtarë të shoqërisë civile.

“Unë këtë ftesë nuk e kam marrë, por meqë dialogu po udhëhiqet nga Escobar ai e ka përmendur dhe kjo nëse nuk ndodh sot mund të ndodhë nesër”, ka thënë Haziri.

Ai ka kritikuar Qeverinë që drejtohet nga Albin Kurti për qasjen në raport me dialogun me Serbinë.

Ka kërkuar nga Kurti që të jetë më transparent me popullin për sa i përket dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat