Abazi kërkon ndryshimin e Ligjit për punëtorët e larguar nga puna në vitet e 90-ta

Aktuale

Abazi kërkon ndryshimin e Ligjit për punëtorët e larguar nga puna në vitet e 90-ta

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:01
Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar me urgjencë që të bëhet ndryshimi i ligjit që u mundëson punëtorëve të larguar me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, t’i njihet kontributi.

Ai ka thënë se nuk ka logjikë që këta punëtorë të diskriminohen kundrejt atyre që në vitet e 90-ta kanë punuar në sistemin okupues.

Postimi:

Kërkesa e punëtorëve për të përfshirë periudhën e punës si pjesë të kontributit gjatë viteve të 90ta kur ata janë larguar me dhunë nga vendet e punës nga regjimi i Millosheviqit, është kërkesë e drejtë dhe duhet patjetër dhe me urgjencë të bëhet ndryshimi në ligjin Nr.04/L-131, dispozita ligjore përkatësisht neni 8 paragrafi 2, i shfuqizuat nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës.

Nuk ka asnjë logjikë që punëtorët e larguar me dhunë nga vendi i punës të vazhdojnë të mbeten të diskriminuar kundrejt atyre që në atë kohë kanë punuar në sistemin okupues.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat