MSH: Vloni ujin para përdorimit

Aktuale

MSH: Vloni ujin para përdorimit

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që para përdorimit,  ta vlojnë ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Përmes një njoftimi MSH-ja tutje thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Në njoftim saktësohet se  se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes’, shkruan në njoftim.

“Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat