Ministria e Mbrojtjes/FSK dhe AKB nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes/FSK dhe AKB nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 25 janar 2023 Në ora: 09:43
Armend Mehaj- Gëzim Hazrolli

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në krye me ministrin Armend Mehaj Ministër dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së.

Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm Gjenerali, Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të Kosovës.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, që promovon mbështetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

“Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personelin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.

z.Agim Shahini- Kryetari i AKB-së falënderoi Ministrin e Mbrojtjes z.Mehaj dhe Komandantin e FSK, për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen që sot po nënshkruajmë ketë bashkëpunim. Njëherit ju përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK çdo ditë e më shumë po na bëni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat