Qeveria bartë të drejtën e shfrytëzimit të disa pronave në Rahovec për ndërtimin e një kapaciteti për energji të ripërtëritshme

Aktuale

Qeveria bartë të drejtën e shfrytëzimit të disa pronave në Rahovec për ndërtimin e një kapaciteti për energji të ripërtëritshme

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:40
Mbledhja e Qeverisë

Qeveria ka aprovuar propozim-vendimin për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimit të disa pronave në komunën e Rahovecit.

Aty parashihet të ndërtohen 1 mijë e 350 megavatë kapacitete të reja të burimeve të ripërtishme të energjisë, kryesisht me erë por edhe solare.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se këto kapacitete pritet të ndërtohen në zonat kadastrale Kamovik dhe Petkoviq të Rahovecit.

“Këto kapacitete do të ndërtohen përmes procedurave konkurruese dhe transparente për të siguruar çmime sa më të ulëta të energjisë elektrike dhe e njëjta energji e prodhuar të shfrytëzohet për nevoja të konsumit brenda Kosovës”.

“Ankandi i parë për kapacitete solare në Kosovë në kapacitet prej 100 megavatë parashihet të mbahet këtë vit dhe ne kemi vendosur që ta shfrytëzojmë tokën publike për ndërtim të këtij kapaciteti”, është shprehur Rizvanolli.

Tutje, ajo tha se tashmë qeveria ka pasur takime fillestare me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili sipas saj ka qenë bashkëpunues në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat