“Si Ponc Pilati”, Krasniqi thotë se Kurti lavdëroi Ivanoviqin, për ta pranuar asociacionin

Aktuale

“Si Ponc Pilati”, Krasniqi thotë se Kurti lavdëroi Ivanoviqin, për ta pranuar asociacionin

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:03
Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi konsideron se kryeministri Kurti po i përgatitë militantët e tij për ta pranuar asociacionin.

Në një postim në facebook, ai ka shkruar se Kurti nuk po ka guxim ta kryej obligimin për asociacionin, andaj edhe po i lë shoqërinë civile e SHBA-në që ta bëjnë këtë.

Postimi i plotë:

Lavdatat e Albin Kurtit për Oliver Ivanoviqin ishin si përgatitje psikologjike e turmave të tij militante, për ta pranuar “Zajednicën.”. Meqë Kurti nuk po ka guxim ta kryejë vetë atë obligim, e ka lënë t’ia ndihmojnë amerikanët me shoqëri civile, me opozitë e me kush të qëllon qaty afër. Ky veprim i Kurtit që të kryhet një punë me duart e të tjerëve, ka njëfarë asocimi me Ponc Pilatin, i cili lejoi ta gjykonin Jezusin (Mesihun, paqja e Zotit qoftë mbi të) ama ashtu si donte Pilati vetë.

Por, si hipokrit që ishte, ai tha se demek vendimi nuk ishte punë e tij. Prandaj, Pilati i lau duart. I lau duart, ama nuk e lajti kurrë turpin nga vetja, për faktin që nuk mori vendim si qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat