Çfarë ndodh nëse Kosova nuk nënshkruan marrëveshje me Serbinë?

Aktuale

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk nënshkruan marrëveshje me Serbinë?

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:11
Albin Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci thotë se nëse Kosova nuk nënshkruan marrëveshje me Serbinë, kjo do të dëmtonte interesat e vendit.

Peci u shpreh se Kosovës duhet t’i jepet një zotim nga BE-ja, që vendit t’i jepet statusi kandidat, nëse e nënshkruan marrëveshjen.

“Nëse Kosova nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje, unë besoj që ne do të humbim hapin për një të ardhme mjaft të gjatë. Vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet në SHBA dhe BE. Kjo çështje e rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë mund të zgjasë për vite me radhë, kjo do të jetë në dëm të interesave të Kosovës.

Kosovës t’i jepet një zotim nga BE, që nënse e nënshkruan marrëveshjen, do t’i jepet statusi kandidatit dhe nga NATO-ja, anëtarësimi në aleancë”, tha ai në emisionin “Balkan Talks”.

Ndërkohë Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet  ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën.

“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Chollet në Twitter.

Ai tha se me Kurtin ka biseduar edhe për çuarjen përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për krijimin e këtij asociacioni është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione njëetnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat