Adriatik Kelmendi: Plani ‘evropiano-amerikan’ duket se është oferta e fundit për Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Plani ‘evropiano-amerikan’ duket se është oferta e fundit për Kurtin dhe Vuçiqin

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:36
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka vlerësuar se plani “evropiano-amerikan” është oferta e fundit për Kosovën dhe Serbinë.

Në një opinion të tij ka thënë se kjo ofertë do të jetë e vështirë të ndryshohet nga palët.

Sipas tij, nëse palët refuzojnë këtë planë, ato do të përballen me pasoja.

“Ajo që u quajt Plani ‘franko-gjerman’, i kthyer ndërkohë në plan të Bashkimit Evropian, kurse për t’i shtuar edhe më në peshë, tash nga përfaqësuesit amerikanë po ripronësohet si Plan ‘evropiano-amerikan’, duket se është oferta e fundit në tavolinën e Kurtit dhe Vuçiqit, na e cila pak mund të ndryshohet. Dhe, u bë e qartë, pala që e refuzon do të përballet me pasoja të rënda”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka shkruar se drafti parasheh obligimet që kanë Kosova dhe Serbia.

“Çka duhet kuptuar nga draftet që kanë qarkulluar deri më tash të planit të mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja? Serbia do të heqë dorë përfundimisht nga Kosova, por nuk do të ketë nevojë ta bëjë një akt formalo-juridik të njohjes së shtetësisë së saj. Kosova do të pranojë që të mjaftohet në këtë fazë me mosnjohje formalo-juridike nga Serbia, me përfitimin e zhbllokimit ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Më tej, Kelmendi ka bërë me dije se ky është plani me serioz që deri me tani iu ka ardhur palëve.

“Janë dhjetë parime udhëheqëse që tashmë iu janë prezantuar qeverive në Prishtinë dhe Beograd, të cilat, sipas burimeve diplomatike, janë thuajse të panegociueshme. Së fundi, ky prezantim barti edhe vulën më të fuqishme të seriozitetit, meqë u bë me vizita respektive në Prishtinë dhe Beograd nga përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe BE-së, Escobar dhe Lajçak, dhe të emisarëve të drejtpërdrejtë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni”, ka shkruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat