Zjarr i madh në kazermën e FSK-së në Istog, pamje nga vendi i ngjarjes

Aktuale

Zjarr i madh në kazermën e FSK-së në Istog, pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer tani në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.

Lexuesit e medias kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet flakë dhe tym i madh duke dalë nga objekti.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vendit te ngjarjes ndërsa deri më tani nuk ka informacion për të lënduar.

 Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se nga incidenti s’ka persona të lënduar.

“Në 11:35 policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar”, është shprehur Gashi

VIDEO:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat