Murati: Ligji i ri për tatimin në pronë në fazat finale, parashihet tatim progresiv

Aktuale

Murati: Ligji i ri për tatimin në pronë në fazat finale, parashihet tatim progresiv

Më: 27 janar 2023 Në ora: 13:19
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot deklaroi se duhet të sqarohet se tatimi në pronë si tatim, është tatim që mblidhet nga komunat dhe janë të hyra komunale, pra komunat i përdorin ekskluzivisht për t’iu ofruar shërbime dhe infrastrukturë qytetarëve në komunat ku jetojnë.

Ai u shpreh se kjo gjë duhet të sqarohet pasi siç tha, ka pasur pretendime se Qeveria ka rritur tatimet për të ritur të hyrat, por, kjo sipas tij, nuk ka ndodhur.

Sa i përket çështjes së tatimit në pronë, Murati tha se deri tani janë marrë dy vendime apo udhëzime administrative.

Murati: Janë marrë dy udhëzime administrative

“E para ka qenë për formimin, pra udhëzimi administrativ për këshillin mbikëqyrës për licencim të vlerësuesve të pronave të paluajtshme, që është marrë apo është nënshkru nga ministri i Financave dhe është bërë me datën 15 shtator të vitit 2021 dhe s’ka të bëjë fare pra me çështjen në fjalë të faturave të tatimit në pronë. Vendimi tjetër që është marrë ka qenë udhëzimi administrativ i miratuar me datën 1 nëntor të vitit 2021 që ka pasur të bëjë me pezullimin e shërbimeve komunale për tatim-paguesit në pronë e që me fjalë tjera ka qenë, nëse ju kujtohet ai vendimi për të heqë obligimin që qytetarët e kanë pasë të pagujnë tatimin në pronë në mënyrë që të mundësohet regjistrimi i veturës, domethënë kjo është bërë në nëntor të vitit 2021.”, tha ai, duke shtuar se si qeveri çka kanë dërmarrë deri më tani në këtë aspekt ka qenë si ta lehtësojmë jetën e qytetarëve.

Ministri potencoi se ligji i miratuar në vitin 2018 për tatimin në pronë, ishte i miratuar nga qeveria Mustafa në vitin 2017, kur ministër ishte Avdullah Hoti, por tha se ky ligj s’ishte miratuar në kuvend, sepse qeveria kishte rënë. Ai u shpreh se ligji i njëjtë ishte proceduar në qeverinë Haradinaj disa muaj më vonë, me ç’rast ishte mituar dhe në janar të vitit 2018 kishte hyrë në fuqi.

Murati deklaroi se ky ligj i ka pëcaktur disa afate dhe disa kushte që obligojnë institucionet e vendit të respektohen. Ai tha se s’ka pasur asnjë vendim, sepse ligji e ka përcaktuar se tokat duhet të tatimohen.

Murati: Ligji e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 që tokat duhet të tatimohen

“Domethanë ky ligj i miratur në vitin 2018 ka paraparë që sipas nenit 7 të këtj ligji, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, të hyjnë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, domethënë më përpara s’ka qenë tatimi tokave, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji ka fillu të tatimohen edhe tokat, sepse niher kanë qenë vetëm ndërtesat. Pra, që nga viti 2018 e këtej kanë fillu të tatimohen edhe tokat dhe viti i pestë, pra viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind. Domethënë këta e obligon ligji. Dhe nuk është marrë asnjë vendim, as s’ka pasë nevojë të merret asnjë vendim, sepse ky ligj e ka përcaktu qysh në vitin 2018 që tokat duhet të tatimohen. Dhe, pjesa më e madhe e rritjes së faturave pra shkon nga ky tatim për shkak se tatimi në tokë, pra një pjesë e madhe që nuk janë tatimuar në të kaluarën ose janë tatimuar me norma të reduktuara sipas nenit 7 të ligjit të miratuar në vitin 2018, në vitin 2023 aplikohet me automatizëm tatimi i ri.”, tha ai.

Ai potencoi se arsyeja e dytë ka të bëjë edhe me vlerësimin e pronave rezidenciale, por edhe me shkallët tatimore. Dhe sipas tij, në këtë aspekt ligji obligon dy palë.

Murati: Ligji obligon dy palë për vlerësimin e pronave rezidenciale dhe shkallët tatimore

“Për vlerësim obligohet ministria e Financave, departamenti i tatimit në pronë më saktësisht, që të bëhet vlerësimi me automatizëm pra, është kusht ligjor që çdo ri apo pesë vite të bëhet vlerësimi i ri e që me udhëzimin e ri administrativ të nënshkruar, në vitin kur ka hyrë në fuqi, pra në vitin 2018 kur ministër ka qenë Bedri Hamza, me këtë udhëzim është përcaktu që rivlerësimi për pronat rezidenciale pra të bëhet çdo tri vite pas vlerësimit fillestar. Edhe kjo ka qenë e paracaktuar më herët që të ndodhë dhe është obligim ligjor pra që vlerësimi të bëhet me çmime të tregut. Kurse, kushti i dytë, pra ka të bëjë me shkallët tatimore, që obligon palën tjetër, që në këtë rats janë komunat që përcaktojnë shkallët tatimore, sipas nenit 9. Neni 9 i ligjit thotë që shkallët tatimore përcaktohen për llojet e pronave dhe ka një interval prej 0.15 për qind deri në 1 për qind që komunat mund ta caktojnë për të rritur apo për të ulur tatimin në pronë që pagujnë qytetarët e komunave përkatëse”, u shpreh ai.

Ministri Murati theksoi se lidhur me çmimet e tatimit në pronë se ka pasur vërejtje nga tri komuna, që janë adresuar, mirëpo tha se komunat tjerat nuk kanë reaguar. Madje sipas tij, disa edhe e kanë mirëpritur vlerësimin e ri. Ai u shpreh se komunat raportin e vlerësimit e kanë pranuar nga 31 tetori, për të cilat nënvizoi se kanë pasur afat një muaj që të reagojnë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve tha se për çështjen e tatimit në pronë kanë ndërmarrë qysh më herët hapat e nevojshëm, sepse siç deklaroi, kanë paraparë ndryshim të ligjit.

Murati: Ligji i ri është në fazat finale të hartimit

“Ne kemi fillu hartimin e një ligji të ri shumë kohë më herët, tanimë është në fazat finale të hartimit ligji i ri dhe aty parashihet që të adresohen një sërë prej problemeve apo çështjeve që i kemi pasë se mund të jenë problematike. Në këtë ligj ideja është që të ketë një tatim progresiv për shkak se edhe për shkak që kanë interval komunat aktualisht, tatimi është i sheshtë, domethënë si për atë që i ka 100 mijë euro prona, si për atë që i ka 50 mijë, si për atë që i ka 5 milion euro prona, komuna e cakton apo mund ta caktojë një normë tatimore të sheshtë e që kjo duhet të ndryshojë. Fillimisht duhet të rritet pra lirimi nga tatimi për pronën primare apo banimin primar rezidencial, aktualisht me ligj është 15 mijë euro, ideja është që të rritet kjo hapësirë.”, u shpreh ndër të tjera ai, duke shtuar se çështja tjetër që parashihet është përfshirja e gjithë pronave.

Murati nënvizoi se synimi i ministrisë që ai udhëheq dhe i qeverisë është që çdoherë që të ndihmohen qytetarët.

Ai potencoi se nëse e kanë interesin e qytetarëve edhe disa prej komunave dhe prej partive opozitare, tha se do ta kenë mundësinë që ligjin që do ta dërgojnë në Kuvend, ta miratojnë dispozitën kalimtare, që siç shtoi, për vitin aktual do të mundësonte një ketë lehtësim të barrës për shumicën e qytetarëve.

Ndryshe, ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të marten ka reaguar lidhur me çmimin e rritjes së tatimit në pronë. MF ka potencuar se tatimi në pronë është tatim, i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

Për shtrenjtimin e tatimit në pronë, ditëve të fundit ka pasur kritika nga deputetë të opozitës dhe qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat