Tomë Gashi thotë se “po bën plane për investime” me ambasadorin që po dyshohet si i përfshirë në skandal financiar

Aktuale

Tomë Gashi thotë se “po bën plane për investime” me ambasadorin që po dyshohet si i përfshirë në skandal financiar

Më: 27 janar 2023 Në ora: 13:53
Tomë Gashi- Martin Berishaj

Avokati Tomë Gashi ka publikuar një fotografi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, i cili është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, duke thënë se janë duke bërë plane për investime.

“Me Martinin tu ba plane per investime!”, ka shkruar shkurt Gashi.

Berishaj erdhi në Prishtinë të enjten me një numër zyrtarësh të qeverisë kroate dhe rreth 50 biznese.

Pas një takimi të një forumi Kosovë-Kroaci, Berishaj u përball me pyetje nga gazetarët rreth skandalit, por vazhdoi të thoshte se ato janë spekulime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat