Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku

Aktuale

Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku

Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:09
Enlirat Duraku

Gjatë ditës së sotme infermieri Enlirat Duraku ka pranuar një kërcënim nga asistentja e Stomatologjisë në Deçan, Arbana Xhekaj.

Në mesazhin e publlikuar nga Duraku, shihet teksa kërcënimi është bërë ndaj nënës dhe bashkëshores së tij.

Duraku shprehet i shqetësuar për këtë rast, duke thënë që kjo gjë duhet të ndalohet pasi profesionalizimi nuk duhet të shfaqë këso lloj problemesh.

Ai kërkon që për rastin të ndërmerren masa nga organet kompetente.

Postimi i plotë

Kërcënim për sulm dhe dhunë seksuale ndaj nënës dhe bashkëshortes sime

Policia e Kosovës

QIKA

Rrjeti i Grave të Kosovës

Grupi i Grave Deputete ne Kuvendin e Republikës së Kosovës

Oda e Infermierëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës

Ky sms përtej se thirrje, nxitje për sulm dhe dhunim seksual nuk mund të quhet ndryshe, e që i gjallë e me shpirtë nuk do e lejoj.

Kur kam filluar aktivitetin sindika e kam ditur qe nuk do mundem të githëve t'ua plotësoj dëshirat dhe tekat si dhe që nuk do e zhvilloj aktivietin tim sindikal për t'ua masazhuar egon asnjë komuniteti.

Image
Mesazhi kërcënues

Kam qenë i vetëdijshëm që në këtë "kuzhinë" është shumë ngrohtë por kam qendruar dhe do qëndroj prap sepse kjo veprimtari kërkon përkushtim , angazhim, punë, sakrificë dhe është për staza të gjata, ndërsa realizimi i objektivave dhe përfaqësimi i drejtë, dinjitoz dhe mbrojtja e të drejtave të komunitetit infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nuk do jetë fare i lehtë.

Ofendimet e tilla, kërcënimet boshe vetëm se do e shtojnë vullnetin tim që interesat e komunitetit tim të përfaqësohen drejtë dhe me dinjitet, ndërsa të më ndalin e thënë e së vërtetës , mbrojtja e së drejtës dhe mbrojtja e dinjitetit të komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjere shëndetësor, e në këtë rast edhe mbrojtjen e dinjitetit dhe moralit të nënës dhe bashkëshortes sime ka mundësi t'a ndalë vetëm Allahu i Madhërishëm, e jo asnjë krijesë tjetër.

Mirëpo kur preket në nderin e nënës dhe bashkëshortes sime, në morali dhe nderin e bashkëshortes sime nga dikush që do duhej konsideruar intelektual ose profesionist shëndetësor, atëhere ndryshon gjithçka sepse është e turpshme , e patolerueshme , e neveritshme, si dhe etiketohen me epitetete të ndyra dy femra të cilat nuk kanë të bëjnë fare me aktivitetin tim sindikal.

Janë pikërisht këto raste si ky i cili më bënë të jem më vigjilent për t'a ruajtur nënën dhe bashkshorten time nga ndonjë sulm seksual nga i dashuri i saj ashtu siç e ka cilësuar dhe përshkruar detajisht znj. Arbana, madje duke i vënë edhe çmim shërbimëve të turpshme e të cilat padyshim shkojnë edhe kundër bindjeve tona morale, kombëtare dhe fetare.

Unë shpresoj në profesionalizmin dhe reagimin e shpejt të PK, Rrjetet, Grupet dhe organizatat tjera të lartëcekurakur të mos cenohet nderi dhe dinjiteti i një gruaje të ndershme, e sidomos tani kur po zhvillohen fushata për vetëdijësim për t'a ruajtur femren, e jo sikurse znj. Arbana të shpjegoj në mënyrë eksplicite aktivitetet të cilat i dashuri i znj. Arbana do i bënte ato veprime të turpshme.

Për këtë me respekt kërkoj nga Policia e Kosovës, Rrjeti Grave të Kosovës, Organizata joqeveritare QIKA, Gratë Deputete në Kuvendin e Repiblikës së Kosovës, Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Infermierëve të Kosovës si dhe të gjitha mediumet vizuele dhe të shkruara në mënyrë që të sensibilizohet masa si dhe në mënyrë që dhe nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet tona të jenë të lira të lëvizin pa u kërcënuar nga asnjë lloj sulmi.

Me respekt

Enlirat K. Duraku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat