Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

Aktuale

Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

Më: 31 janar 2023 Në ora: 09:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Sipas Haradinajt, sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

“Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat