Demi: S’ka pozitë në Kosovë që e meriton rrogën më pak se deputeti, ata paguhen për sharje e zvarritje ligjesh

Aktuale

Demi: S’ka pozitë në Kosovë që e meriton rrogën më pak se deputeti, ata paguhen për sharje e zvarritje ligjesh

Nga: A.Zh Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:00
Agron Demi

Agron Demi, analist i çështjeve politike, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për koeficientin e pagave.

Ai ka thënë se ka asnjë pozitë në sektorin publik dhe privat, që e meriton rrogën më pak se pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, pagat e punonjësve të tjerë janë dhimbshëm më të ulta, në krahasim me angazhimin dhe pagën e deputetit, përcjell Bota sot.

“Nuk ka pozitë në sektorin publik e privat në Kosovë që e meriton rrogën më pak se deputeti/ja e Kuvendit të Kosovës. Deputetët marin minimum 1.722 euro për me i dështu seancat parlamentare, me i zvarritë ligjet, me u sha e me fol palidhje. Edhe si deputet nuk ju vyn bash hiç asnjë shkathtësi a përgaditje. Në krahasim me angazhimin dhe pagën që e marrin deputetët, pagat e punonjësve tjerë në sektorin publik janë dhimbshëm shumë të ulëta”, ka shkruar Demi në një postim në Facebook.

Vendimi për pagat ka shkaktuar reagimin edhe të partive opozitare, të cilat e kanë quajtur “varfëri e skamje” për qytetarët e Kosovës këtë koeficient./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat