​Limaj në Hagë: Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj themeluesit e UÇK-së

Aktuale

​Limaj në Hagë: Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj themeluesit e UÇK-së

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:31
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po përballen me një proces gjyqësor në Hagë. Kjo vizitë sipas Limajt është realizuar në kuadër të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.

“Miqtë dhe bashkëluftëtaret e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Më tej Limaj ka thënë se bashkëluftëtarët e tij do të dalin faqebardhë nga ky proces gjyqësor.

“Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor”, ka shkruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat