Pantina: Zajednica kalon, edhe këndon – militantët po ju bien tupanave

Aktuale

Pantina: Zajednica kalon, edhe këndon – militantët po ju bien tupanave

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:09
Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kalojë.

Në një shkrim në Facebook, Pantina ka shkruar se “Zajednica”, do të bëhet dhe se Qeveria Kurtit do ta bëjë atë duke kënduar.

“Zajednica, pardon Asociacioni kalon. Pra edhe e zbaton edhe kendon!” – ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se militantët e VV-së do t’ju bien tupanave.

“E militantet? …, epo ata ju bien tupanave.” – përfundon shkrimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat