Osmani: Ulqini derë e hapur në periudha të vështira për popullin e Kosovës

Aktuale

Osmani: Ulqini derë e hapur në periudha të vështira për popullin e Kosovës

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:37
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar vizitën e saj në Mal të Zi.

Ajo është ndalë në Ulqin ku është pritur nga kryetari i saj komune, Omer Bajraktari për të vazhduar pas takimet edhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës

Osmani ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore refugjatëve të vitit 1999 e cila është para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

“Është nder dhe kënaqësi për ne. Kishim një bisedë të frytshme dhe bashkëpunimi. Kosova e Ulqini kanë lidhje shumë të fuqishme dhe ato lidhje do të fuqizohen edhe më tutje. Ne si komunë presim edhe disa investime strategjike nga atje. Interesi i të gjithëve është që Ulqini të jetë një komunë sa më e fuqishme dhe shembull se si investimet nga Kosova do të mbeten edhe më të fuqishme. Dekada e ardhshme do të jetë dekadë e Ulqinit”, tha ai.

Kurse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se është nder të vizitojë Ulqinin për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit duke e ditur se Ulqini ka qenë derë e hapur në periudha të vështira të popullit Kosovës.

“Bashkëpunimi është jashtëzakonisht i madh është njq bashkëpunim që po thellohet dhe dobët rritet. Me projektet infrastrukturore do të rritet bashkëpunimi tregtar dhe turizmi. Do të inkurajojmë bizneset që të investojnë sa më shumë këtu për të rritë vende të reja pune. Diskutuam edhe për tema politike sepse është me rëndësi që shqiptarët kudo që janë të kenë të drejta dhe liri themelore të nivelit më të lartë”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat