​Përfundon takimi në Ambasadën Amerikane, nuk japin detaje për medie

Aktuale

​Përfundon takimi në Ambasadën Amerikane, nuk japin detaje për medie

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:09 Përditësuar në ora: 20:46 më 09.02.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Përfundon takimi në Ambasadën Amerikane, nuk deklarohen për medie

Ka përfunduar takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e SHBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku u mbajt takimi nuk pati deklarime për medie.

Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

Hovenieri shtron darkë falënderuese për pjesëmarrësit e takimit për Asociacionin

Një takim tjetër, joformal, me nikoqir ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka nisur tashmë, ku temë kryesore diskutimi mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Rezidenca e ambasadorit Jeff Hovenier, në të cilën është shtruar darkë falënderuese, ka pritur sonte ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë, por dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, që ishin pjesë e diskutimit të takimit më 31 janar.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria Kurti, që ta ofrojë vizionin e saj për asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat