Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, cili është mesazhi?

Aktuale

Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, cili është mesazhi?

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 20:08
Ambasada amerikane në Prishtinë

Për temën e asociacionit të komunave me shumicë serbe, kundërshtar e përkrahës ishin bërë bashkë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diskutimi në ditën e fundit të janarit, do të përsëritet edhe një herë, për nga përmbajtja nuk dihet nëse po, por e sigurt është që do të jenë pjesëmarrësit e njëjtë.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozitës, ambasadorëve të huaj në Kosovë, përfaqësues të Presidencës, Kuvendit, Qeverisë, përfshirë edhe pjesëmarrës nga komuniteti serb.

Ndeja e së enjtes në Rezidencën e ambasadorit Jeffrey Hovenier sipas vëzhguesve të procesit të dialogut ka karakter konsultativ, organizim që sipas tyre është dashur të bëhet në të kaluarën nga Qeveria e Kosovës.

“Të them të drejtën nuk i shoh këto procese që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Prap po them që një proces të tillë të konsultimit është dashur ta bëjë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gabim që nuk e ka bërë. Dhe tash ambasada amerikane po e bënë një proces i cili realisht ka qenë detyrim, do të thosha i Qeverisë. Sepse diskutimi për procesin e dialogut duhet të jetë diskutim shoqëror”, ka deklaruar Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokolari

Ymeri thotë se ky proces është në dorën e Kryeministrit, i cili sipas tij i ka të gjitha mundësitë të marrë masa që ta shfuqizojë marrëveshjen për asociacionin në Kuvend.

“Pozicioni aktual i Kryeministrit (Albin Kurti) është pozicion edhe hipokrit edhe i dy-kuptimt. Sepse në njërën anë po thotë që nuk e zbatojë (asociacionin), ndërsa në anën tjetër po i pranon dokumentet që kërkojnë zbatimin. Pra nëse plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovë dhe nëse është bazë e mirë për diskutim. Plani franko-gjerman e kërkon që palët ta konfirmojnë zotimin e tyre se do t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën”, ka vijuar ai.

Mendim ndryshe ka profesori universitar në Londër, Seb Bytyçi. Ai thotë se ky takim vjen si rezultat i presionit që së fundmi është shfaqur për zbatim urgjent të asociacionit.

“Meqenëse është takim jo-formal atëherë më shumë bëhet fjalë për presion publik, gjithashtu bëhet fjalë për mbajtjen e zotimeve ndaj Serbisë se do të bëhet diçka sa i përket asociacionit. Pra siç e keni parë ka presion publik prë themelohet asociacioni sa më herët mirëpo nuk ka gatishmëri të tillë nga ana e Kosovës sepse do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në negociata”, ka deklaruar Bytyqi.

Përkundër këtyre takimeve dhe presionit ndaj Qeverisë, Bytyçi nuk pret se do të ketë hapa të shpejt sa i përket themelimit të asociacionit,

Pas takimit të parë më 31 janar, ambasadori amerikan kishte theksuar se nuk e duan një asociacion që kërcënon funksionimin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat