Bieber: Vuçiq e pranoi planin evropian duke shpresuar se nuk do ta pranojë Kurti, por kjo nuk do të ndodhë

Aktuale

Bieber: Vuçiq e pranoi planin evropian duke shpresuar se nuk do ta pranojë Kurti, por kjo nuk do të ndodhë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:12
Florian Bieber

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar për marrëveshje me Kosovën, sepse shpreson që pala tjetër (Albin Kurti) mos ta pranojë.

Ai  ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, aktualisht është më e rëndësishme që Serbia të arrijë një kompromis me Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sesa politika e brendshme në Serbi.Ai theksoi se shkaku i kësaj ka frikë të hyhet në një cikël të ri të ‘stabilokracisë’.

Biber, siç raporton “Danas”, vlerëson se në bashkësinë ndërkombëtare presidenti Aleksandar Vuçiq ende shihet si një person që është në gjendje të zgjidhë problemin me Kosovën, të cilin e përdor për hir të mbijetesës së tij në pushtet.

Duke folur për mundësinë e një cikli të ri të ‘stabilokracisë’ në Serbi, për shkak të prioriteteve të bashkësisë ndërkombëtare, Bieber thotë se Vuçiq luan mirë me këtë dhe se është e rëndësishme që ai të qëndrojë në pushtet.

Ai i përdor ato prioritete ndërkombëtare për interesat e tij”, tha Bieber.

Megjithatë, ai vëren se në një moment, kur të zgjidhen dy çështjet e para, vëmendja do të kthehet në reformat e brendshme dhe se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa demokratizim.

Në vitin 2019, i ftuari i emisionit “Iza vesti”, në rrethana të ndryshme politike në botë, tha se BE-ja po përpiqet të mos e inatos Vuçiqin për Kosovën. I pyetur nëse është ndryshe tani, ai thotë se ka ende politikanë dhe zyrtarë në BE që shpresojnë se Vuçiq do të bëjë diçka me Kosovën.

“Ende ekziston përshtypja se ai është njeriu që është në gjendje të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën dhe se pritshmëria e tillë ende ekziston. Vuçiq mbijeton falë kësaj ideje, idesë se ai është njeriu që do ta bëjë punën. Ai e ushqen këtë shpresë ndaj Perëndimit se është ai njeriu i duhur”, tha Bieber.

Duke folur për planin franko-gjerman për Kosovën, Bieber thotë se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare, por një hap i ndërmjetëm.

Përshkallëzimi dhe konfliktet, sipas tij, ende mund të vazhdojnë, të cilat, shton ai, Vuçiq mund t’i përdorë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Ai po ashtu thotë se Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar sepse shpreson që pala tjetër të mos e pranojë.

“Do të ishte ideale për të, nëse plani bie për shkak të qëndrimit të qeverisë në Kosovë. Kjo nuk do të ndodhë. Pranimi i planit ishte mënyra për të bartur përgjegjësinë në Prishtinë”, vlerëson Biber.

Ai po ashtu thotë se për Kosovën në këtë moment nuk është e rëndësishme që Serbia ta njohë atë de fakto si shtet të pavarur, por pasojat e pranimit të planit franko-gjerman, e që është që pesë anëtarët e BE-së të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin Kosovën.

Kjo do t’i mundësonte Kosovës që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s pa e njohur Serbia. 

Bieber vlerëson se  për këtë është i rëndësishëm qëndrimi i këtyre pesë anëtarëve të BE-së nëse ato do ta pranojnë zgjidhjen e propozuar për problemin e Kosovës.

“Ne nuk e dimë këtë. Nëse nuk kemi një avansim atje, atëherë dyshoj se ai plan do të kalojë dhe atëherë nuk do të ketë asgjë në Bruksel. Tani ata mbështesin dhe hapi i dytë është njohja e Kosovës”, ka përfunduar Biber, duke iu përgjigjur pyetjes për një takim të mundshëm të presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës Alibin Kurti në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat