Hoti nderohet me mirënjohje nga AKB-ja për kontributin e tij në fushën e ekonomisë

Aktuale

Hoti nderohet me mirënjohje nga AKB-ja për kontributin e tij në fushën e ekonomisë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku u takuan me kryetarin e kësaj Aleance Agim Shahini.

Me këtë rast kryetari i AKB-së Agim Shahini e nderoj me mirënjohje Avdullah Hotin, për siç tha ai për kontributin që ka dhënë ish kryeministri në fushën e ekonomisë.

Agim Shahini tha se ndjehet falënderues nga ish kryeministri Hoti për kontributin që ka dhënë për ekonominë gjatë qeverisjes së tij.

Ai po ashtu e njoftoi ish kryeministrin për gjendjen aktuale të bizneseve në vend.

Shahini po ashtu tha se Kosova ka importuar nga vendet e tjera deri në 6 milion euro thëngjill e në Kosovë është ndalura shitja e thëngjillit.

Jemi në një situata kur duhet që të bisedohet për ekonominë. Gjatë qeverisje tënde jemi takuar 7 herë. Realisht ne e shohim rënie të ekonomisë, shohim varfëri të qytetarëve të vendit. Gjendja faktike është se ekonomia reale nuk ka rritje, e themi këtë sepse çdo biznese i ka numrat e mëdhenj të qarkullimit por rritjen e vetë të brendshme ka stagnuar. Struktura e importeve, rreth 6 milion euro janë importuar thëngjill, ndërsa në Kosovë është ndalur shitja e thëngjillit. Për kë jemi duke e ruajtur atë thëngjill ne”, tha ai.

Avdullah Hoti duke falënderuar AKB-në për bashkëpunimi tha se nuk është mirë që Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar nga Kina dhe Serbia gati 1 miliard euro mallra.

Ai tha se gjendja ekonomike në vend nuk është e mirë dhe se ekonomia e vendit nuk po mund të mbërrij as 2% rritje.

Faleminderit për pritjen edhe bashkëpunimin. Kemi qenë partner për zhvillim. Dua që të ju përgëzoj për moton që e keni që 22 vite. Kauza që e keni mbrojtur deri tash kanë qenë fisnike dhe të vlefshme. Unë ndjehem i lumtur që kemi krijuar një bashkëpunim me ju dhe me të tjerët. Kemi pasur plotë herë mos pajtime por e kemi gjetur rrugën. Nuk ndjehem mirë që 2022 gati 1 miliard euro importojmë nga Kina dhe Serbia. Duhet që ti hulumtojmë ato, çka po importojmë ne. Rritje ekonomike nuk po mund të mbërrijmë as 2%, me vende pune po ashtu jemi jo mirë. Fatkeqësisht është edhe orientimi i kësaj qeverie që të shkojmë më shumë në shtet social. Për politika sociale nuk flet as kush më”, tha ai.

Shkelzeni Jysaj pronar i “Petrol Kompany” tha se gjendja ekonomike në vend është dëshpëruese.

Ai tha se qeverisja e ish kryeministrit Hoti ka qenë e ndershme edhe profesionale në zhvillimin ekonomik

Gjendja ekonomike është dëshpëruese. AKB është duke u mundura që ti përkrah bizneset. Ne presim që edhe në të ardhmen që të keni një qasje që është në interes të zhvillimit ekonomik. E mbajmë mend edhe qeverisjen tënde edhe qeverisjen e Isa Mustafës, për ne ka qenë shembull sepse është periudha ku edhe reformat ekonomike edhe pakot edhe qasja ka qenë shumë e ndershme edhe profesionale në zhvillimin ekonomik dhe përkrahjes ekonomike”, tha ai.

Korab Hoxha, drejtori gjeneral i “Viva Fresh”, tha se një nga problemet me të cilat është duke u përballur sektori privat është se qeveritë nuk po ka një politikë afatgjatë të zhvillimit ekonomikë.

Problemi është të pjesa e konkurrencës, ajo është anti kushtetuese sepse nuk mundesh me caktu çmimi tavan në një treg të lirë. Një nga probleme është se nga qeveritë e kaluara nuk po ka një politikë afatgjatë të zhvillimit ekonomikë me sektorin privat. Secilën iniciativë që e nis me një qeveri përfundon zero, në moment që ndërrohen qeveritë kalon në pikën zero”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat