Peci: Kush i ka refuzuar marrëveshjet ndërkombëtare në Ballkan pazari i ka dalë shumë keq

Aktuale

Peci: Kush i ka refuzuar marrëveshjet ndërkombëtare në Ballkan pazari i ka dalë shumë keq

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:17
Lulzim Peci

Drejtori i Institut GAP, Lulzim Peci, ka numëruar marrëveshjet politike që bashkësisë ndërkombëtare i ka arritur për tejkalimin e problemeve politike në Ballkan.

Ai ka thënë se të gjitha këto marrëveshje kanë qenë merre ose lere.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kush i ka refuzuar këto marrëveshje pazari i ka dalë shumë më keq.

“Proceset politike ne Ballkan kur vehet ne levizje ingranazhi i bashkesise nderkombetare, krejte perfundojne ne merre ose leje: 1. Marreveshja e Dejtonit (1995j); 2.. Plani Z4 per serbet ne Kroaci (1995); Marreveshja e Rambujese (1999); 4. Marreveshja e Ohrit (2001); 5. Plani i Ahtisarit (2007); 6. Marreveshja e Prespes (2018); 5. Plani franko-gjerman (2022); Kush i ka refuzuar keto marreveshje/plane pazari i ka dale shume me keq se sa t’i kishin pranuar! Arsyetimet hipokritike te mos-pranimit i kane shkaktuar atyre pasoja afatgjate, dhe avancim te atyre qe i kane pranuar!”, ka shkruar Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat